Antonelli: Nuk e prisja atë problem që më hoqi fitoren dhe përfundova me 0 pikë

Antonelli: Nuk e prisja atë problem që më hoqi fitoren dhe përfundova me 0 pikë

8 Korrik 2026 13:30 Telesport Kur mendonte se mund të shijonte fitoren e tij të parë në Silverstone, piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, u tradhëtua nga makina e tij. Një problem që ndodhi pak xhiro nga fundi e detyroi të hyjë dy herë në bokse dher në fund u klasifikua në vendin e 16-të. “Problemi ishte mbrojtësja e rrotave (mburoja aerodinamike brenda rrotave të përparme), e cila u thye menjëherë kur kalova mbi bordurën. Nuk mund ta shpjegoj pse ndodhi sepse nuk bëra asgjë ndryshe nga xhirot e mëparshme”, tha Antonelli, që shpjegon problemin. Më tej, italiani shtoi: “Jam veçanërisht i zhgënjyer sepse na u desh të bënim dy ndalesa në bokse. Pas kësaj, makina mund të pilotohej deri diku. Mund ta kisha shmangur...