Antonelli: Ferrari është i shpejtë dhe i besueshëm, nuk ka për të qenë një shëtitje për Mercedes
22 Qershor 2026 10:23 Telesport Dalja e tij nga gara vetëm disa xhiro para fundit në pistën e Barcelonës, ndërsa ishte i dyti, ka krijuar jo pak probleme e panik te Mercedes dhe Kimi Antonelli. Rivalët e tij avancuan në renditje, me Hamilton që fitoi dhe është vetëm 41 pikë larg, ndërsa Russell 50 pikë prapa. Tërheqja e tij vjen pas asaj të Russell në Kanada dhe për italianin këto janë ende boshllëqe të konsiderueshme, që nuk i japin qetësi shpirtërore. Ndërkohë që Ferrari po rikthehet protagonist me Hamilton, që pas dy vendeve të dyta rikthehet te fitorja pas dy vitesh. Një rikthim që mund të prishë planet e Mercedes, madje edhe brenda hierarkisë së brendshme. “Ata sigurisht që mund të sfidojnë për titullin. Ferrari...
Burimi:
telesport.al