Ancelotti i kënaqur: Do të përmirësohemi edhe më shumë, duam që ky të jetë Botërori i Brazilit

Ancelotti i kënaqur: Do të përmirësohemi edhe më shumë, duam që ky të jetë Botërori i Brazilit

Pas barazimit me Marokun, Brazili u rikthye te fitorja 3-0 ndaj Haitit. Trajneri Ancelotti u shfaq i kënaqur: “Zhvilluam një ndeshje të plotë. Në pjesën e parë luajtëm shumë më mirë, ndërsa në të dytën e kontrolluam lojën. Pas rezultatit 3-0 e ulëm ritmin, por krijuam shumë raste, mund të kishim shënuar edhe më tepër. Ishte pikërisht ajo që prisnim: më shumë cilësi, më pak gabime, më shumë efikasitet në sulm dhe kontroll në mbrojtje. Pashë atë që doja, po përmirësohemi,  do të përmirësohemi edhe më shumë”. Ancelotti vlerësoi Cunha dhe Vinicius: “Matheus ishte fantastik, i shkaktoi shumë probleme mbrojtjes së Haitit. Ishte vdekjeprurës para portës. Vinicius ka ardhur në formë të shkëlqyer, por ne nuk duam që ky të jetë Botërori i tij; duam...