Ancelotti: Brazili ka talent dhe dëshirë, por për të fituar në botëror duhet të luajmë si ekip
“Brazili ka talent dhe një popull që e do ekipin kombëtar dhe mezi pret të kthehet në rrugën e fitores pas 24 vitesh: ne do të zhvillojmë një Kupë Bote të shkëlqyer.” Pesë ditë para publikimit të skuadrës paraprake të Seleção-s për Kupën e Botës 2026, trajneri Carlo Ancelotti ndau ndjenjat e tij në një intervistë me gazetën britanike “The Guardian”. Ai, gjithashtu diskutoi vendimet më të vështira. “Thirrja e Neymar? Varet prej tij, jo prej meje. Si me të gjithë lojtarët, gjendja fizike do të jetë vendimtare. Talenti i tij është i padiskutueshëm“, tha trajneri italian. “Ne vetëm duhet të vlerësojmë gjendjen e tij fizike“, shtoi Ancelotti për Neymar, tashmë 34 vjeç dhe ka luftuar për të qëndruar në formë. Pavarësisht se shënoi 79...
Burimi:
telesport.al