ANALIZA / Sekreti i titullit të 21-të zikaltër, besimi tek interistët e vërtetë

ANALIZA / Sekreti i titullit të 21-të zikaltër, besimi tek interistët e vërtetë

Një titull i papritur ai i Interit të Chivu, madje befasues. Ka të drejtë trajneri i ri zikaltër që thekson gjithmonë se korrikun e kaluar, kur mori në dorë ekipin, askush nuk besonte pas katastrofës së finales së Champions-it të shkuar dhe udhëtimit të vështirë në SHBA për Botërorin e Klubeve, që ndikoi në përgatitje. Pa folur për fillimin e kampionatit. Që më 14 shtator, pas humbjes së dytë radhazi (4-3 në Torino me Juven, pas 2-0 në ‘San Siro’ me Udinese), askush nuk do të vinte bast për Interin e dëmtuar të atyre ditëve. Legjenda gazetareske se Chivu nuk mund të mos fitonte, sepse kishte “ekipin më të forte në Serie A” lindi më pas. Chivu fitoi në shenjën e një revolucioni ndaj futbollit...