Amorim: Synojmë titullin kampion, javën e ardhshme do të marr vendime të rëndësishme
7 Gusht 2026 10:07 Alfred Lleshi Ruben Amorim nuk i fsheh ambiciet e tij te Milani. Në konferencën për shtyp nga Xhakarta, trajneri portugez deklaroi: “Jemi Milani, nuk mund të dalim e të themi se nuk synojmë titullin kampion. Do të jetë e vështirë, sepse kemi shumë punë për të bërë, por kur drejton një klub të këtij niveli, duhet të luftosh për trofeun. Do ta provojmë, duke e ditur se rikthimi në Champions League është jetik për klubin. Edhe në Europa League mund të bëjmë diçka të rëndësishme”. Amorim theksoi se skuadra ka ndryshuar plotësisht mënyrën e lojës krahasuar me epokën e Massimiliano Allegrit dhe pret përmirësime që në miqësoren ndaj Chelsea: “Pres të bëjmë mirë në goditjet standarde. Do të provojmë disa situata...
Burimi:
telesport.al