Allegri analizon Napolin e tij: Hojlund duhet të gjejë formën, De Bruyne është shumë i motivuar

Allegri analizon Napolin e tij: Hojlund duhet të gjejë formën, De Bruyne është shumë i motivuar

27 Korrik 2026 8:15 Alfred Lleshi Max Allegri u shfaq i kënaqur pas paraqitjes së Napolit, pavarësisht mungesave të shumta: “Ishte një provë e mirë. Sot luajtëm më mirë dhe gjëja më e rëndësishme është që nuk pësuam gol. Edhe pse kemi shumë mungesa, skuadra ka vlera të rëndësishme”. Për dëmtimin e Alessandro Buongiornos dhe mundësinë e afrimit të një mbrojtësi qendre, Allegri tha: “Për merkaton mendon klubi, ndërsa unë duhet të stërvis lojtarët. Deri në mbylljen e saj kanë mbetur edhe 35 ditë dhe aktualisht tregu është pothuajse i bllokuar, jo vetëm për Napolin. Do ta vlerësojmë me qetësi se çfarë duhet bërë”. Duke folur për sulmuesit, ai shtoi: “Lucca e kam parë pak, sepse u dëmtua. Hojlund është një lojtar me fizik të...