Alcaraz i dëmtuar, pas Barcelonës tërhiqet edhe nga Madridi, rrezikon të mos luajë as në Roland Garros

Alcaraz i dëmtuar, pas Barcelonës tërhiqet edhe nga Madridi, rrezikon të mos luajë as në Roland Garros

18 Prill 2026 21:20 Telesport Gjendja e Carlos Alcaraz po i shqetëson tifozët e tenisit në të gjithë botën pas vendimit për t’u tërhequr nga turneu Masters i Madridit, që nis pas disa ditësh. Kjo është tërheqja e dytë e spanjollit pas atij të Barcelonës, turne që po zhvillohet aktualisht. Mediat në Spanjë flasin për një mister rreth dëmtimit të lojtarit nga Murcia dhe kanë ngritur kambanat e alarmit, pasi askush nuk e di se kur numri dy në botë mund të kthehet në fushë. Ky ankth nxitet edhe nga fjalët e spanjollit: “Dëmtimi është më serioz nga sa prisnim. Duhet ta dëgjoj trupin tim për të shmangur pasojat në të ardhmen.” Pra, pas tërheqjeve të tij nga Barcelona dhe Madridi, pjesëmarrja e tij në...