Alban Bushi zbulon Shqipërinë U21 para miqësoreve me Italinë dhe Slloveninë

Alban Bushi zbulon Shqipërinë U21 para miqësoreve me Italinë dhe Slloveninë

Adriatik BALLA Pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”. Tekniku kuqezi komentoi listën e lojtarëve të grumbulluar, gjendjen e ekipit, kundërshtarët e radhës dhe përgatitjet e Shqipërisë U-21 për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027. Trajneri Bushi u ndal gjithashtu te potenciali i lojtarëve të rinj, dhe objektivat e skuadrës për të vijuar ecurinë pozitive. “Nga kampionati shqiptar nuk është se kemi shumë lojtarë, përsa i përket Kombëtares U-21, sepse ka pak. Ka pak, por këto që janë, janë cilësorë. Më shumë i kemi nga jashtë. Do të doja shumë që të kishim shumë lojtarë nga kampionati shqiptar, sepse...