Al-Nassr e nis vrullshëm merkaton, Ronaldo merr me vete shokun e tij të Kombëtares
3 Gusht 2026 20:04 Telesport Goditja e parë e madhe e Al-Nassr këtë merkato është mesfushori i Portugalisë, Samu Costa, i cili ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pas rënies së Mallorca në Segunda Divizion. Cadena SER ka publikuar dhe pamjet e lojtarit në aeroportin e Mallorca duke u përgatitur për udhëtimin drejt Arabisë Saudite. 25-vjeçari luan si mesfushor dhe gjithashtu ishte pjesë e Portugalisë në Botëror. Detajet ekonomike ende nuk dihen, por vlera e 25-vjeçarit në treg sipas Transfermarkt është 15 milionë euro. Samu Costa nesër pritet të kryejë testet mjekësore dhe më pas pritet të vijë prezantimi zyrtar, ku do të mësohen edh detajet ekonomike.
Burimi:
telesport.al