Akuza tronditëse ndaj Infantinos: Na shantazhuan. Nëse mbështesnim rizgjedhjen e tij, FIFA do të na ndihmonte
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndodhet në qendër të një stuhie të re polemikash. Sipas mediave spanjolle, ai ka thirrur një mbledhje urgjente për t’iu përgjigjur akuzave të shumta që janë ngritur ditët e fundit. Pas kritikave publike të Arsène Wenger dhe sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, të cilët u distancuan nga projekti i diskutueshëm i Infantinos, një tjetër goditje ka ardhur nga Princi Ali bin Al Hussein i Jordanisë. Në një postim të gjatë në rrjetin social “X”, ai akuzoi drejtpërdrejt Infantinon për shantazh, duke renditur disa probleme që, sipas tij, ka hasur Federata Jordaneze e Futbollit. “Dua të sqaroj disa çështje nga këndvështrimi i federatës sonë. Jordania mori pjesë për herë të parë në një Kupë Bote. Jemi një vend i...
Burimi:
telesport.al