Aktiviteti/ “Replay Snack Elka Cup 2026”, të premten finalet e mëdha

Aktiviteti/ “Replay Snack Elka Cup 2026”, të premten finalet e mëdha

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, pra në fushat pranë godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, zhvillohen mjaft aktivitete futbollistike. Ndër aktivitetet më të veçanta janë ato që kanë të bëjnë me fëmijët dhe me shkollat e mesme si për djem dhe për vajza. Kështu, referuar edhe vetë njoftimit që jep FSHF, Janë zhvilluar ndeshjet për vendin e tretë dhe të katërt në turneun “Replay Snack Elka Cup 2026”, duke përcaktuar skuadrat që kompletojnë podiumin në të dyja kategoritë. Në kategorinë e djemve, gjimnazi “Prenk Jakova” i Shkodrës siguroi vendin e tretë pas një fitoreje bindëse 4-1 ndaj “Themistokli Gërmenji” të Korçës, duke mbyllur me sukses aventurën në këtë edicion të turneut. Ndërkohë, në kategorinë e vajzave, shkolla 9-vjeçare “Atë Shtjefën Gjeçovi” e...