Akanji: Titulli dhe Kupa e Italisë, diçka e pabesueshme! Në verë fola me Milanin, por…
Me 31 paraqitje, 2 gola dhe performanca si lider absolut, Manuel Akanji është kthyer në një shtyllë të skuadrës së Cristian Chivu, me Interin shumë pranë titullit dhe objektivin tjetër në lojë, “Coppa Italia”. “Kemi një avantazh të mirë në Serie A, +12 pikë ndaj Milanit dhe Napolit, kur kanë mbetur edhe 5 javë kampionat. Kupa e Italisë është ndryshe, nuk kemi avantazh, përveç ndoshta faktit që luajmë në shtëpi. Como do të vijë shumë e motivuar, por ne duam finalen”. Përballjet me Comon: “Janë gjithmonë të paparashikueshme. I kemi mundur 4-0, kemi bërë një ndeshje pa rreziqe dhe një tjetër ku u gjendëm 2-0 në disavantazh, por e përmbysëm. Do të shohim çfarë ndodh”. Për objektivin: “Do të ishte e pabesueshme të fitoja dy trofe...
Burimi:
telesport.al