Akanji: Bëmë shumë gabime në derbi, por s’ka vend për alarm. Kemi ende 7 pikë avantazh
9 Mars 2026 11:30 Alfred Lleshi Manuel Akanji, mbrojtës i Interit, analizoi për “CBS Sports Golazo” humbjen në derbin e mbrëmshëm ndaj kuqezinjve: “Milani luajti ndeshjen që prisnim, por ne në pjesën e parë bëmë shumë gabime në pasime, i dhuruam kundërshtarit disa raste”. Për përballjet direkte: “Të dy derbet e Madoninës ishin krejtësisht të ndryshëm. Në ndeshjen e parë kemi dominuar dhe ata shënuan në rastin e vetëm që patën, këtë herë bëmë shumë gabime dhe nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Për këtë humbëm”. Për fundin e sezonit: “Nuk je i lumtur kur humb një derbi, por gjëja e mirë është që ende kemi 7 pikë më shumë se Milani. Kundër Atalantës duhet të përgatitemi fort dhe të bëjmë më mirë, jemi të bindur për...
Burimi:
telesport.al