Ai Ogura triumfon në Asen dhe korr suksesin e parë në MotoGP, rrëzohet Bezzecchi, Jorge Martin merr kryesimin
28 Qershor 2026 14:55 Telesport Piloti japonez i Aprilia Trackhouse fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Holandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Asen. Ky është suksesi i parë në MotoGP për pilotin japonez në karrierën e tij. Kjo është hera e parë që nga viti 2024 që një japonez fiton në MotoGP. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, spanjolli Ral Fernandez. Për herë të parë kjo skuadër arrin të ngjitë të dy pilotët e saj në dy vendet e para. Në podium ngjitet edhe spanjolli tjetër Jorge Martin me Aprilia zyrtare (i treti). Falë vendit të tretë sot ai ngjitet në krye të renditjes së përgjithshme. Martin përfitoi nga rrëzimi i shokut të tij të skuadrës...
Burimi:
telesport.al