“Ai më sheh nga lart”, Lewandowski me dedikim prekës për dy golat e parë në MLS
3 Gusht 2026 19:23 Telesport Nuk vonoi shumë dhe Robert Lewandowski fiton direkt dashurinë e tifozëve të klubit të tij të tij, Chicago Fire. Sulmuesi polak shënoi dy golat e fitores 2-1 të Chicago Fire në ndeshjen e fundit ndaj Charlotte. Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi 37-vjeçar shpjegoi se këto dy gola të parë kishin një rëndësi të veçantë emocionale për të dhe ia dedikonte të atit, që si gjithmonë e sheh nga lart (nuk jeton më). “Siç ka ndodhur gjatë gjithë karrierës sime, babai im po më sheh nga lart. Kjo ndodhi përsëri sot dhe do të thotë shumë për mua. Mendoj se përfitova nga disa rrethana të veçanta, sepse isha ende në një fazë përgatitjeje. Këto tre javë bënë një ndryshim të madh....
Burimi:
telesport.al