“Ai është mësuar me këtë gjë”, Dalot i del publikisht në mbrojtje Cristiano Ronaldos: Ka nga ata që nuk e duan Portugalinë

“Ai është mësuar me këtë gjë”, Dalot i del publikisht në mbrojtje Cristiano Ronaldos: Ka nga ata që nuk e duan Portugalinë

21 Qershor 2026 11:14 Telesport Në konferencën e radhës për shtyp të Portugalisë, ishte Diogo Dalot, i cili ndër të tjera i ka dalë publikisht në mbrojtje Cristiano Ronaldo, pas kritikave të shumta ndaj këtij të fundit. Portugali barazoi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj D.R Kongo dhe lojtari më i kritikuar ishte pikërisht Ronaldo. “Do të thoja se, padyshim, këto janë ditë të vështira pas një rezultati që nuk ishte ai që prisnim. Fokusi ynë kryesor është të fitojmë ndeshjen tjetër. Aftësia e Cristiano Ronaldos për të përballuar kritikat është e njohur. Ajo që ai përcjell është se kritikat janë pjesë e lojës. Besimi që ai frymëzon ka qenë gjithmonë i njëjtë. Për sa kohë që ai përfaqëson ekipin kombëtar, ai do ta ruajë...