Agjenti i Çalhanoglu alarmon Interin: Marrëveshje me Safin, nëse fiton zgjedhjet te Fenerbahçe

Agjenti i Çalhanoglu alarmon Interin: Marrëveshje me Safin, nëse fiton zgjedhjet te Fenerbahçe

7 Qershor 2026 9:54 Alfred Lleshi Alarm për Hakan Çalhanoglun në shtëpinë e Interit. Rikthehen zërat nga Turqia rreth mesfushorit zikaltër, por këtë herë jo nga Galatasaray. Sipas mediave turke, ekziston një marrëveshje 3-vjeçare, me opsion për një vit të katërt mes kandidatit për president të Fenerbahçe, Hakan Safi, dhe Çalhanoglu. Një konfirmim të tërthortë dha edhe vetë agjenti i lojtarit, Gordon Stipiç, ndonëse pa përmendur emrin e mesfushorit. “Në ditët e fundit jo vetëm që kam zhvilluar bisedime të thelluara me Hakan Safin, por jam takuar edhe personalisht me të. Jemi miq prej shumë kohësh dhe bisedat tona janë bazuar gjithmonë në besim të madh. Natyrisht, kemi diskutuar për shumë tema dhe për disa lojtarë, veçanërisht për një. Nëse Hakan Safi fiton zgjedhjet që...