Afrimi i dytë brenda ditës, Tirana nuk ndalet në merkato
Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit ofensiv nga Kosta Rika, Freddy Antonio Alvarez Rodriguez. Futbollisti 30-vjeçar iu bashkua bardhebluve si lojtar i lirë pas mbylljes së përvojës së tij me skuadrën e Liberisë. Pasi përfundoi me sukses vizitat mjekësore, lojtari nënshkroi kontratën zyrtare me klubin kryeqytetas. Alvarez ka nisur menjëherë procesin stërvitor nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Ky është përforcimi i dytë brenda ditës për Tiranën nga Kosta Rika. Më herët, klubi kishte prezantuar edhe mbrojtësin Johan Enrique Cortes Alfaro.
Burimi:
sot.com.al