Ademola Lookman do të largohet nga Atletico pas vetëm 6 muajsh? Për nigerianin vjen një ofertë e vështirë për t’u refuzuar

Ademola Lookman do të largohet nga Atletico pas vetëm 6 muajsh? Për nigerianin vjen një ofertë e vështirë për t’u refuzuar

23 Prill 2026 18:13 Telesport Ademola Lookman mund të quhet pa frikë si një nga nënshkrimet më të mira të këtij sezoni, pas transferimit në merkaton e janarit nga Atalanta tek Atletico Madrid për 35 milionë euro. Nigeriani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 17 ndeshje të luajtura me “Colchoneros”. Forma fantastike e treguar nga 28-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të PSG-së. Mediet franceze zbulojnë se PSG është e gatshme të transferojë Lookman gjatë merkatos së verës për shifrën 70 milionë euro. Profili i nigerianit duket mëse i përshtatshëm për sistemin që përdor Luis Enrique, i cili kërkon një profil të gjithanshëm që mund të marrë përsipër çekuilibrin në krah dhe i aftë të...