Abissnet Superiore: Pas Vllaznisë, edhe Elbasani siguron zyrtarisht biletën për “Final Four”
18 Prill 2026 22:04 Telesport AF Elbasani është skuadra e dytë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të kampionatit “Abissnet Superiore”, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt. Verdheblutë arritën këtë objektiv pas fitores 2-1 në ndeshjen e sotme ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe duke mbajtur vendin e dytë në renditje. Me këtë sukses, AF Elbasani bëhet ekipi i dytë që siguron një vend në “Final Four”, duke vijuar garën për titullin kampion në fazën përmbyllëse të kampionatit.
Burimi:
telesport.al