“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”

“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”

Pas përfundimit të fazës së rregullt të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe zyrtarizimit të katër skuadrave pjesëmarrëse në “Final 4”, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve për fazën “Final 4”, bazuar në renditjen përfundimtare të ekipeve në kampionat. Në përputhje me rregulloren e garës, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët. Në total, në fazën “Final 4” do të zhvillohen gjashtë ndeshje, që do të përcaktojnë ekipin kampion të sezonit. Renditja përfundimtare e skuadrave në këtë fazë sipas rregullores do të jetë si më poshtë: 1. Vllaznia 31 pikë 2. Elbasani 31 pikë 3. Egnatia 28 pikë 4. Dinamo City 24 pikë Kalendari i ndeshjeve të Final 4: Vllaznia vs Dinamo City, 16.05.2026 19:00 Elbasani...