Abissnet Superiore: Flamurtari turpëron Partizanin, Vora “spektakël” ndaj Elbasanit. Tirana dhe Bylis me 3 pikë të arta në transfertë

Abissnet Superiore: Flamurtari turpëron Partizanin, Vora “spektakël” ndaj Elbasanit. Tirana dhe Bylis me 3 pikë të arta në transfertë

2 Maj 2026 17:59 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-të në Abissnet Superiore, të cilat janë luajtur të gjitha në të njëjtin orar dhe kanë dominuar ekipet që luajnë për mbijetesën. Flamurtari ka fituar 1-4 në transfertën ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”. Dopietë e Bolzan dhe golat e Divara dhe Erald Maksutit për vlonjatët, golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Altin Bytyçi nga distanca. Vora fitoi 4-2 ndaj Elbasanit. Golat për skuadrën e drejtuar nga Arian Bellai u shënuan nga Daka në pjesën e parë, Luiz Felipe dhe dopietë e  Bernard Karrica në pjesën e dytë. Për vërdheblutë shënuan Boje dhe Bunjaku. Dinamo fitoi 2-0 ndaj Egnatias në “Air Albania”, falë dopietës së Malomo Ayodeji. Tirana e Orges Shehut mori...