Abissnet Superiore femra, Vllaznia hap të madh drejt finales. Teuta dhe Apolonia bëjnë “paqe” në ndeshjen e parë
Janë zhvilluar këtë të diel ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin kombëtar të vajzave, duke dhuruar emocione dhe rivalitet të fortë në garën për titullin kampion. Në përballjen e luajtur në Arbanë, Vllaznia triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Gramshit, duke marrë një avantazh të rëndësishëm përpara sfidës së kthimit. Shkodranet konfirmuan edhe njëherë eksperiencën dhe forcën e tyre në këtë fazë të sezonit, ndërsa Gramshi mbetet ende në garë dhe do të kërkojë përmbysjen në takimin e dytë. Ndërkohë, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta dhe Apolonia barazuan 1-1 në një ndeshje të luftuar deri në fund. Dueli mbetet plotësisht i hapur për sfidën e kthimit, ku do të përcaktohet skuadra finaliste. Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve janë planifikuar më 23 maj. Sipas...
Burimi:
telesport.al