Abissnet Superiore: Elbasani me fitore të madhe në Durrës, me përmbysje. “Paqe” në debrin e kryeqytetit
Elbasani ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Teutës, në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Vendasit gjetën të parët golin dhe e mbyllën pjesën e parë na avantazh 1-0, falë golit të Ergis Arifit nga penalltia në minutën e 22-të. Në fillim të pjesës së dytë, Elbasnai barazon fillimisht shifrat me Ibrahim Diallo, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 82-të, sulmuesi senegalez kishte shansin e artë të shënonte golin e dytë po nga penalltia, por këtë herë goditja e tij u ndal nga Gentian Selmani. Në minutën e fundit shtesë, Ze Gomes i lënë totalisht vetëm shënon golin e dytë dhe të fitores për Elbasanin,...
Burimi:
telesport.al