Abissnet Superiore: Egnatia fiket sërish, Vora merr tre pikë të arta në Rrogozhinë

Abissnet Superiore: Egnatia fiket sërish, Vora merr tre pikë të arta në Rrogozhinë

26 Prill 2026 20:55 Telesport Egnatia ka pësuar humbjen e tretë rresht në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit janë mundur sot në fushën e tyre 0-2 nga Vora, sfidë e vlefshme për javën e 33-të. Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku pas një gafe fatale të Tandilashvili, ishte Igli Kasalla që përfitoi më së miri dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh Vorën. Në minutën e 26-të, kryeqytetasit dyfishojnë shifrat. Kasalla realizon sërish, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë të Zamig Aliyev ndaj Patrik Bardhit. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Vorën. Në pjesën e dytë, momenti më i diskutueshëm ishte goli i shënuar nga Flamur Ruçi për Egnatian në minutën e 80-të, por që...