ABISSNET SUPERIORE: Egnatia bën detyrën ndaj Bylis. Vllaznia me fitore të madhe ndaj Partizanit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 30-të në Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë, Egnatia është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve rresht, duke mposhtur 3-0 Bylis. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 69-të, ku i sapofuturi në fushë, kamerunasi Daniel Adjessa gjeti golin pas një topi të harkuar në zonë nga Haime dhe asistit të Kastriot Selmanit. Në minutën e 87-të, ishte sërish Adjessa që gjeti rrjetën, pas asistit të Jefferson. Në minutat shtesë kamerunasi Adjessa kompletoi tregolshin e tij dhe vulosi fitoren 3-0 për vendasit, të cilët mbajnë vendin e dytë në renditje me 54 pikë. Vllaznia është rikthyer te fitorja pas tre javëve, pasi mposhti 0-2 Partizanin në transfertën e luajtur në “Arenën e Demave”. ...
Burimi:
telesport.al