Abakarov siguron gjysmëfinalet e Europianit, eliminohen që në start Kola dhe Peposhi
25 Prill 2026 13:43 Telesport Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov është kualifikuar për në gjysmëfinalet e peshës 61kg, stili i lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes, turne që po zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova“ në Tiranë. Ai i ka fituar të dyja duelet e zhvilluara deri më tani, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale. Në përballjen e parë, Abakarov mundi 12-2 italianin Simone Piroddu. Ndërsa në cerekfinale, ai mposhti 6-2 gjermanin Niklas Stechele. Ky triumf dërgoi mundësin kuqezi në gjysmëfinale dhe sot pasdite do të synojë të shkojë në finale, në duelin përballë azerit Nuraddin Novruzov. Abakarov do të kërkojë t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje. Ndërkohë, në peshën 86kg, mundësi Mate Kola u mund me “vfo“ nga rusi Ibragim Kadiev, duke u eliminuar...
Burimi:
telesport.al