A e meriton Cristiano të luajë në Botëror? Roberto Martinez: Kush kryen detyrën, luan
15 Maj 2026 18:20 Telesport Trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, ka reaguar ndaj kritikave për përfshirjen e Cristiano Ronaldos në planet e Portugalisë për Kupën e Botës 2026, duke insistuar se mosha nuk duhet të jetë kriteri kryesor për përzgjedhjen e lojtarëve. Ka tifozë që besojnë se ylli portugez nuk meriton më një vend në skuadër për turneun e ardhshëm botëror, por Martínez theksoi se çdo vendim merret bazuar në paraqitjet aktuale të lojtarëve dhe jo në reputacionin apo të kaluarën e tyre. “Ne vlerësojmë vetëm atë që ndodh në moment. Vendimet merren nga ndeshja në ndeshje dhe fokusi është gjithmonë te performanca e radhës. Kush e kryen më mirë detyrën në fushë, ka më shumë mundësi të luajë”, u shpreh Martínez. Ai foli edhe...
Burimi:
telesport.al