“A doni që të largohem që tani?” Ish-drejtori sportiv i Juventusit refuzon të zëvendësojë Igli Taren te Milan

“A doni që të largohem që tani?” Ish-drejtori sportiv i Juventusit refuzon të zëvendësojë Igli Taren te Milan

17 Maj 2026 17:14 Telesport Fabio Paratici, aktualisht drejtori sportiv i Fiorentinës, por më parë ka pasur këtë rol edhe te Juventus dhe Tottenham, është përmendur ditët e fundit si kandidati kryesor për të pasuar Igli Taren te Milan, pasi shqiptari pritet të largohet vetëm pas një sezoni te kuqezinjtë. Pas fitores së Fiorentinës 0-2 në transfertën ndaj Juventusit, Paratici ka hedhur poshtë këto zëra duke u shprehur se është i përqëndruar te klubi nga Firence dhe nuk e mendon largimin. “Sapo kam blerë një shtëpi në Firence, a doni që të largohem që tani? Nëse do të më kishit parë gjatë tre muajve të fundit, as nuk do ta bënit këtë pyetje. Jam shumë i përqendruar te Fiorentina, për tani dhe për të ardhmen....