No Image Available

90′ larg epilogut, Superioria mes mistereve të së dielës

Abissnet Superiore në epilog të edicionit të rregullt futbollistik të 36 javëve të sezonit të 87-të Kombëtar të futbollit. Në 90 minuta të fundit, 9 skuadra ende me synime e objektivë për të zgjidhur. Me Flamurtarin e rrëzuar që nga java e 35-të, dilemat e mëdha janë fokusuar se cila nga skuadra të tilla si Bylis, Teuta e Vora do ta shoqërojnë skuadrën vlonjate një kategori më poshtë. Për Tiranën, tashmë e sigurtë në play out, detyra e madhe e tyre për të evituar ndeshjen shtesë me skuadrën e tretë të Kategorisë së Parë që do të zbardhet pas finales Pogradeci- Besa këtë të hënë. Ndërkohë me Partizanin jashtë europe, derbi Partizani- Dinamo pritet të shërbejë vetëm për blutë e Ilir Dajës. ‘Nëndetësja’ kërkon pikë...