80-vjeçari Lucescu, nga spitali në “play-off” me Rumaninë: Nuk mund të largohem si frikacak…

80-vjeçari Lucescu, nga spitali në “play-off” me Rumaninë: Nuk mund të largohem si frikacak…

25 Mars 2026 10:46 Alfred Lleshi Prej muajsh lufton me një sëmundje, natyrën e së cilës nuk ka dashur ta zbulojë, “që të mos bëhej qendra e vëmendjes”. Por nesër, në moshën 80-vjeçare, Mircea Lucescu do të drejtojë Rumaninë në kërkim të një vendi në Botëror, çka mungon prej 28 vitesh. “Kur mjekët më thanë se mund të vazhdoja të trajnoja, u përqendrova tek ajo që duhet të bëja për Rumaninë, – tha ai për “The Guardian”, në prag të ndeshjes me Turqinë. – Fola me federatën dhe më thanë se nuk gjenin zgjidhje. Nuk jam në formën më të mirë, ndaj do të tërhiqesha nëse do të kishte një alternativë. Sidoqoftë këmbëngul; nuk mund të largohem si frikacak. Duhet të besojmë te kualifikimi”. Në...