7 futbollistë të njohur nën hetim për kontrabandë orësh luksoze, ja shifrat e përmendura

7 futbollistë të njohur nën hetim për kontrabandë orësh luksoze, ja shifrat e përmendura

Një gjykatës në Andorrë ka regjistruar 7 futbollistë, përfshirë Daniel Carvajal dhe David Silva, si të dyshuar për kontrabandë lidhur me blerjen e orëve luksoze. Hetimi, i drejtuar nga magjistrati Juan Carles Moynat, lidhet me transaksione përmes një kompanie në Principatën e Andorrës, e dyshuar për shmangie të tatimeve. Mes të dyshuarve janë edhe Santi Cazorla (Oviedo), Giovani Lo Celso (Betis), Thomas Partey (Villarreal), Cesar Azpilicueta (Sevilla) dhe Joan Bernat (Eibar). Autoritetet spanjolle u përfshinë për të marrë në pyetje lojtarët “si të dyshuar” mbi blerjen, dorëzimin dhe transportin e orëve. Sipas dokumenteve, ato blenë modele luksoze, kryesisht “Rolex” dhe “Patek Philippe”, përmes një rrjeti që synonte shmangien e TVSH-së. Kryedëshmitari është një sipërmarrës, Diego G.C., në paraburgim që nga viti 2025 për kontrabandë dhe...