6 gola të shënuar në “Allianz Arena”, Bayern Munich shpallet edhe zyrtarisht kampion i Bundesligës (video)
19 Prill 2026 19:25 Telesport Bayern Munich është edhe zyrtarisht kampioni i Bundesligës për sezonin 2025-2026. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi, bavarezët kryesojnë me 15 pikë më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë. Ky është titulli kampion i 35-të për bavarezët në historinë e Bundesligës. Përsa i përket sfidës së sotme ndaj Stuttgart, Bayern fitoi 4-2. Miqtë shënuan të parët me Chris Fuhrich në minutën e 21-të, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Kundërpërgjigjja e bavarezëve nuk vonoi dhe ishte e rrufeshme, duke shënuar tre gola për gjashtë minuta. Në minutën e 31-të, Raphael Guerreiro shënon me kokë pas asistit të Jamal Musiala. duke barazuar shifrat 1-1. Në minutën e 33-të, Nicolas Jackson shënon golin e avantazhit,...
Burimi:
telesport.al