2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s

2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s

2025 ishte pa diskutim viti i Anis Mehmetit, me sulmuesi kuqezi që shfaqi një formë të shkëlqyer duke u shndërruar në lider te Bristol City. Në 24 ndeshje këtë sezon, Mehmeti ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 6 asiste, por as kaq nuk mjaftoi që Sylvinho t’i dhuronte një festë, për ta rikthyer sërish në Kombëtare. Falë paraqitjeve të tij këtë sezon, kartoni i Mehmetit ka “fluturuar” në tregun e transferimeve. Aktualisht sulmuesi kuqezi vlerësohet me 10 milionë euro. Mehmeti Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Angli, por Bristol City është bërë pengesë, nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari i tyre kryesor pasi edhe këtë sezon Bristol synon të ngjitet në elitë. Nëse nuk ia dalin t’ia...