13 kombëtare të Botërorit i kundërvihen presidentit të UEFA-s: Komentet e tua, thellësisht zhgënjyese

 13 kombëtare të Botërorit i kundërvihen presidentit të UEFA-s: Komentet e tua, thellësisht zhgënjyese

13 kombëtare, pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për të kundërshtuar presidentin e UEFA-s. Aleksander Čeferin deklaroi se zgjerimi i Botërorit në 48 skuadra ka krijuar ndeshje “pa interes”. Kombëtaret që nënshkruan deklaratën janë Afrika e Jugut, Algjeria, Kepi i Gjelbër, RD Kongo, Bregu i Fildishtë, Curaçao, Egjipti, Gana, Haiti, Maroku, Uzbekistani, Senegali dhe Tunizia. Ja deklarata e përbashkët: “Me respekt, por me vendosmëri, i refuzojmë këto komente. Për vendet tona nuk ekziston asnjë ndeshje e parëndësishme e Kupës së Botës. Për Kepin e Gjelbër, Curaçaon dhe Uzbekistanin, kualifikimi në Botëror përfaqëson arritje historike dhe realizimin e një ëndrre të ndarë nga breza të tërë. Për vende si RD Kongo dhe Haiti, rikthimi në skenën më të madhe të...