Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, Kryeministri pritet me protestë nga studentët: Arrestoni Ramën…
pamje nga ngjarja TIRANË-Teksa Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambjentet e QSUT për të inspektuar përfundimin e plotë të punimeve dhe pajisjen me aparatura të Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare, një grup studentësh e kanë pritur me protestë. Në pamjet e ndara, kreu i qeverisë shihet teksa del nga mjeti i tij, ndërsa protestuesit brohorasin duke shpalosur një pankartë: Arrestoni Ramën. Drejt grupi të të rinjëve kanë shkuar efektivët për të parandaluar situatën dhe kanë shpërndarë protestuesit. Sipas informacioneve paraprake, një aktivist dhe një student janë shoqëruar në komisariat pas protestës.
Burimi:
zeri.ai