No Image Available

Spiropali e patrembur ndaj Ramës: S’kam turpëruar PS! Mes nesh kanë abuzuar me pushtetin

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas kërkesës së Ramës për përjashtimin e saj nga partia, Spiropali mësohet se ka reaguar me tone të forta përpara socialistëve, duke kundërshtuar akuzat dhe duke deklaruar se me veprimet e saj nuk e ka turpëruar Partinë Socialiste. Gjatë fjalës së saj, ish-kryetarja e Kuvendit ka lënë të kuptohet se brenda PS-së ka persona që kanë abuzuar me pushtetin, duke theksuar se kritikat e saj nuk duhen konsideruar si sulm ndaj partisë. “Me veprimet e mia nuk e kam turpëruar Partinë Socialiste. Ndër ne ka që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet të jem flamingo, më quani flamingo”, mësohet...