Spektakël në “Der Klassiker”! Kane gabon si rrallëherë, Dortmund nuk dorëzohet (video)
Bayern Munich ka barazuar 2-2 ndaj Dortmund në “Der Klassiker”-in e parë të këtij sezoni. Para se të fillonte ndeshja, u organizua një ceremoni speciale për fituesin e “Topit të Artë”, Harry Kane, i cili prezantoi trofeun para tifozëve në “Alianz Arena”. Bavarezët e nisin vrullshëm takimin. Në minutën e 10-të, Dortmund ishte me fat, pasi shtylla ndali goditjen e Michael Olise. Në minutën e 34-të, pas një gafe të pafalshme të Kim Min-Jae, Jobe Bellingham gjen golin për Dortmundin, por që anullohet për pozicion jashtë loje, pas ndërhyrjes së VAR. Në minutën e 37-të, kundërsulm i shpejtë i bavarezëeve që gjejnë golin me Konrad Laimer, pas asistit të Michael Olise. Tentativa e parë e Laimer ndalet nga Kobel, por jo e dyta. Bayern e...
Burimi:
telesport.al