Spanja pa Moratën dhe Carvajal në Botëror, janë lënë jashtë listës paraprake

Spanja pa Moratën dhe Carvajal në Botëror, janë lënë jashtë listës paraprake

Alvaro Morata dhe Dani Carvajal nuk do të jenë në Botërorin e kësaj vere. Trajneri i përfaqësueses spanjolle Luis De La Fuente dorëzoi këtë të hënë në FIFA listën paraprake me 55 futbollistë dhe në të nuk figuronin as sulmuesi dhe as mbrojtësi, ndërkohë që nga kjo listë do të dalin edhe 26 futbollistët që do të shkojnë në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Kështu 3 nga 4 kapitenët e Spanjës që verën e kaluar fituan Evropianin në Gjermani nuk do të mund të zbresin në fushë për të tentuar fitoren e Kupës së Botës. Kishte dyshume që De La Fuente do t’i linte këta dy futbollistë jashtë skuadre, dhe tani sipas të përditshmes AS, trajneri i La Roja e ka marrë vendimin për ta...