Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, ka paralajmëruar të hënën për përparimin e asaj që e cilësoi si një “kërcënim ekstremist” në mbarë botën, pas fitores historike të së djathtës ekstreme në një zgjedhje rajonale në Gjermani. Duke folur në një aktivitet të Partisë Socialiste në Madrid, Sánchez iu referua rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, ku partia e ekstremit të djathtë AfD shënoi një sukses të rëndësishëm, duke e cilësuar atë si një sinjal alarmi për Evropën. “Votimi i së dielës është një paralajmërim se kërcënimi ekstremist, kryesisht falë dorëzimit të së djathtës tradicionale, po fiton terren në Evropë dhe në botë”, deklaroi Sánchez. Kryeministri spanjoll, një prej liderëve të paktë të së majtës që ende drejtojnë qeveri në Evropë, e lidhi forcimin e...