Spanja e kërkonte për grabitje, arrestohet në Muriqan ‘skifteri’ nga Mamurrasi! Mbante dy identitete, do ekstradohet
Akuzohet në Spanjë për vjedhje me dhunë, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. 31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë,...
Burimi:
javanews.al