“Spalletti po më ndihmon të bëhem një “top” lojtar. Titulli i Serisë A? Do të provojmë…”
26 Shtator 2026 16:20 Telesport Transferimi i Kerim Alajbegovic nga Bayer Leverkusen te Juventus ishte një nga lëvizjet e bujshme të verës që lamë pas. Juventus pagoi plot 32 milionë euro për 19-vjeçarin boshnjak. Në një intervistë të fundit për Sportmediaset, Alajbegovic zbuloi se nuk e kishte menduar dy herë ofertën e Juventusit si dhe nuk kurseu lavdet për trajnerin Luciano Spalletti. “Oferta e Juventusit? Nuk m’u desh të mendohesha dy herë për të. Spalletti është një trajner i shkëlqyer, i nivelit të lartë. Ai kërkon të përmirësojë çdo detaj. Kjo më ndihmon të bëhem një lojtar i nivelit të lartë”, tha Alajbegovic. Boshnjaku i cili ka shënuar vetëm një gol deri tani, u shpreh se Juventus nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion...
Burimi:
telesport.al