Spalletti: Juve më e fortë pas merkatos por Inter është para të gjithëve, Yildiz më i miri në Serie A

Spalletti: Juve më e fortë pas merkatos por Inter është para të gjithëve, Yildiz më i miri në Serie A

Luciano Spalletti në një intervistë për “Sport Mediaset”, ka folur për merkaton dhe garën për titull në Serie A. Trajneri i Juventus përshkruan objektivat aktuale dhe të ardhshme të bardhezinjve, i bindur se puna masive e bërë në merkato ka ndihmuar në rritjen e nivelit të ekipit. “Puna e drejtuesve në merkato ka qenë e rëndësishme, me nëntë lojtarë të rinj. Ne kemi reaguar ndaj mundësive të tregut të transferimeve që kanë dalë në javët e fundit. Niveli i ekipit është rritur sigurisht falë të gjithë këtyre komponentëve dhe kësaj pune. Mendoj se e kemi ngushtuar hendekun me ekipet e tjera të kampionatit”, tha Spalletti. Ai pranon se kampionët e Italisë, Inter, janë skuadra më e fortë. “Ne do të përqendrohemi më shumë te vetja....