SPAK zgjeron hetimet për Ergys Agasin/ Merren në pyetje dy persona të afërt të tij, kontrolle në Elbasan
Ergys Agasi TIRANË-Pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi pasditen e 26 gushtit, Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet lidhur me skemën e abuzimit me tenderat e AKSHI-t dhe lidhjet e tij të mundshme me zyrtarë e grupe kriminale. Sipas gazetarit Arsen Rusta agjentët e BKH-së kanë marrë në pyetje dy persona që kanë dijeni për aktivitetin e Agasit, si dhe kanë ushtruar kontrolle në pronat e tij në Elbasan, qytetin ku dyshohej se qëndroi gjatë arratisë. “Sipas Strukturës së Posaçme, janë identifikuar dy grupe të strukturuara kriminale: i pari dyshohet se drejtohej nga biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, ndërsa grupi tjetër drejtohej nga shtetasi Daniel Shima. Në kuadër të veprimeve të fundit hetimore, agjentët e BKH-së kanë marrë në pyetje dy persona që kanë dijeni...
Burimi:
zeri.ai