SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë SPAK ka zbuluar fakte të reja penale për Belinda Ballukun, e cila dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK njofton zyrtarisht se Balluku vijon të jetë e pandehur për 8 raste të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, ndërsa ndaj saj rëndojnë edhe akuzat për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas SPAK, Belinda Balluku është pronarja faktike e pasurisë së sekuestruar, për të cilën prokuroria dyshon se është fshehur përmes dokumentacionit fiktiv të pronësisë. Prokuroria pretendon se për fshehjen e pronës është përdorur Igli Tare, ish futbollist i Kombëtares, përmes një...