SPAK sqaron arsyen përse avokatët e huaj nuk u takuan me Veliajn: Miratimi ishte dhënë, pengesa ishte organizative
Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me refuzimin e kërkesës së avokatëve të huaj të Erion Veliajt për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës. Avokatët kishin kërkuar takimin me Veliajn të zhvillohej deri në datën 10 shtator, duke argumentuar se ishte i nevojshëm për nënshkrimin e aplikimit për dërgimin e çështjes së masës së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. SPAK ka reaguar në një njoftim zyrtar duke sqaruar se prokurorët kishin dhënë miratimin paraprak për zhvillimin e takimit, por pengesa lidhej me pamundësinë organizative të Drejtorisë së Burgjeve për ta realizuar atë në datën e kërkuar. Po ashtu SPAK thekson se nuk ka pasur një refuzim të kërkesës për këtë takim, por vetëm një pamundësi për ta...
Burimi:
gijotina.com