SPAK refuzon kërkesën, Erion Veliaj nuk merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak as online…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, e cila është parashikuar të zhvillohet në orën 15:00.Kërkesa e Këshillit Bashkiak për lejimin e pranisë së Veliajt është refuzuar nga SPAK-u. Këshilli kishte kërkuar që kryebashkiaku të ishte fizikisht i pranishëm në mbledhje ose, nëse kjo nuk do të ishte e mundur, të merrte pjesë përmes videokonferencës.Kërkesa i ishte përcjellë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pasur parasysh se Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim.Sipas informacionit të bërë publik, vendimi për të mos e lejuar pjesëmarrjen është mbështetur në dispozitat e ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i cili përcakton rregullat për trajtimin dhe...
Burimi:
sarandanews.com