SPAK pritet të godasë sërish Ballukun? Berisha zbulon “luftën” brenda PS

SPAK pritet të godasë sërish Ballukun? Berisha zbulon “luftën” brenda PS

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë që SPAK të paraqesë në Kuvend një kërkesë të re për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se mes saj dhe kryeministrit Edi Rama ka një përplasje të fortë. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se sipas informacioneve që ka marrë, mes Ramës dhe Ballukut ekziston një “tension real”. Ai e lidhi këtë situatë me arrestimin e Ergys Agasit, duke pretenduar se pas këtij zhvillimi qëndron Balluku. “Këto ditë mësoj se ka një tension real midis Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Dhe ky tension real është rezultat i arrestimit të Ergys Agasit, ku thuhet se dora e zezë e Lubisë është prapa atij arrestimi”, deklaroi Berisha. Ish-kryeministri tha se po ndjek me interes zhvillimet brenda...