SPAK/ OLTA XHAÇKA ZYRTARISHT NEN HETIM
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni dhe ish-deputeti socialist Artan Gaçi. Xhaçka u paraqit në ambientet e SPAK më 14 tetor, por në dalje nuk dha sqarime për mediat lidhur me arsyen e thirrjes apo çështjen për të cilën po hetohet. Në të njëjtën ditë, në Prokurorinë e Posaçme u thirr edhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, i cili dyshohet për pastrim parash në kuadër të një hetimi që lidhet me transferta të dyshuara monetare drejt disa shteteve. Sipas raportimeve që u referohen burimeve pranë SPAK, hetimi ka nisur pas këqyrjes së telefonit të një shtetaseje, e...
Burimi:
ntv.al